Site icon PrishtinaPress

Qeveria në kërkim të ligjit për vete

Kosova ka një nga qeveritë më numrin më të lartë të pjesëtarëve të kabinetit qeveritar. Me buxhetin rreth 2 miliard euro në vit, që vlerësohet ndër më të ultit krahasuar me ato të shtetit të rajonit, vendi ynë ka ndër numrin më të lartë të zëvendëskryeministrave, ministrave e zëvendësve të tyre.

Për më tepër kabinetet qeveritare ndër vite vazhdimisht janë rritur. Përfaqësues qeveritar por edhe organizata joqeveritare shpeshherë e kanë kritikuar qeverinë Haradinaj duke vlerësuar se shpenzimet e buxhetit të shtetit për të gjithë këta anëtarë të qeverisë janë shumë të larta. Vetë kryeministri Haradinaj në disa reagime publike ka pranuar se nuk është i kënaqur me një numër kaq të madh të anëtarëve të kabinetit qeveritar. Por këtë e ka arsyetuar me konstalacionin politik të qeverisë.

Që kabinetet e ardhshme qeveritare të mos jenë pasojë e koalicioneve politike tashmë ka filluar puna që kjo të rregullohet me ligj. Kjo konfirmohet nga Besnik Tahiri, koordinator për reforma.

Në rast se qeveria bëhet me ligj të vetin atëherë asnjë koalicion i ardhshëm nuk mund të formojë dikastere sipas dëshirës.

Aktualisht Komisioni që po punon për hartimin e këtij projektligji është duke shikuar shumë shtete të rajonit dhe Europës se si e kanë të rregulluar këtë çështje.

‘Ky ligj do të duhej të rregullonte numrin e ministrive, po ashtu standardin karshi emërimit të zëvendësministrave, mirëpo mbi të gjitha do të rregullonte aspektin sektorial’, tha Tahiri për RTK’në.

Në listën e shembujve mbi të cilën pritet të hartohet projektligji janë: Shqipëria, e cila ka 123ministri, Maqedonia ka 17 ministri, Mali i Zi ka 20 ministri, Serbia ka 20 ministri, Kroacia 21 e Greqia 14 ministri.

Exit mobile version