1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria ndau para për Luginën, Arifi: Më vjen keq për taksapaguesit kosovarë, u vodhën brutalisht

Ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim që të ndajë 1.2 milion euro për Këshillin Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Pak informacione u dhanë nga qeveria për destinimin konkret të mjeteve.

Kryetari i Preshvës, Shqiprim Arifi ka reaguar sot, duke thënë se 273 mijë e 825 euro nga ajo shumë, kanë shkuar te njerëz të afërt me Partinë për Veprim Demokratike. 

Arifi shprehur keqardhje për taksapaguesit e Kosovës, sic ka thënë ai, për vjedhjen që po u bëhet.

“Sinqerisht, më vjen keq për taksapaguesit e Kosovës, që në këto ditë të vështira u vodhën brutalisht nga një subjekt keqbërës dekador në Luginën PVD është sinonim i korrupsionit në Luginë, tani kjo faktizohet edhe njëherë pasi kanë zhvatur edhe buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Arifi.

Arifi, gjithashtu, reagimit të tij ia ka ngjitur një skemë me imazhe që shfaqin njerëzit dhe organizatat që përfituan nga këto fonde.

Skema e publikuar nga Shqiprim Arifi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img