1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria ndau mjetet për dezinsektimin e hapësirave nga ethet hemorragjike

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së sotme, miratoi vendimin për ndarjen e mjeteve prej 350 mijë euro për dezinsektimin e hapësirave të ekspozuara për ethet hemorragjike Krime-Kongo.

Qeveria miratoi edhe kërkesën për ndarjen e mjeteve prej 432 mijë euro për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedheve për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani tha se ndarja e mjeteve është një hap i qëlluar dhe me kohë, sepse dezinsektimi i hapësirave në zonat endemike në Kosovë që preken nga sëmundja e etheve hemorragjike Krime-Kongo është një veprim shtesë i veprimeve që ndërmerren nga të gjitha institucionet, qoftë ato lokale dhe qendrore.

Kryeministri, Isa Mustafa kërkoi nga ministrat përkatës, ai i Shëndetësisë dhe i Bujqësisë, që të veprojnë sa më shpejt në kontraktimet e nevojshme për kryerjen e dezinsektimit të hapësirave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img