Site icon PrishtinaPress

Qeveria ndan pesë milionë euro për pagesën e policës kufitare për mërgimtarët

Qeveria e Kosovës ka votuar sot pro propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e policës kufitare për mërgimtarët, të paraparë në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mbështetja për këtë pikë do të jetë pesë milionë euro.

“Me këtë vendim Qeveria e Kosovës ndan pesë milionë euro për subvencionimin e policës kufitare e cila vlen deri më 31 dhjetor 2021. Subvencioni bëhet për të gjithë mërgimtarët që hyjnë fizikisht përmes ndonjërës nga pikat kufitare dhe polica subvencionohet nga Qeveria dhe ka vlefshmëri një muaj”, ka thënë Murati.

Ky propozim i MF-së ka kaluar në mbledhjen e sotshme të qeverisë, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Exit mobile version