Qeveria e Kosovës do të ndaj nga ky muaj nga 50 euro për të gjithë zyrtarët publikë. Kështu njoftoi kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për media.
“Për zyrtarët publik do të ndajmë shtesën prej 50 eurove duke filluar nga muaji shtator kurse për punëtorët në Ndërmarrjet Publike do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 eurove” – deklaroi ai.