Qeveria e Kosovës miratoi propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 20 mijë euro për përkrahje të projektit të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, për rehabilitim të familjarëve të personave të zhdukur.
Zëvendëskryemistri Hajredin Kuçi tha se shuma prej 20 mijë eurosh, është paraparë për realizimin e aktiviteteve te familjarëve për persona të zhdukur dhe dërgimin në banja.
“T’i japim mundësi që këta 100 anëtarë të rehabilitohen”, tha Kuçi.