Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka nisur sot me një minutë heshtje, në nderim të policit Sami Thaqi, i cili u vra të martën mbrëma në Zhur të Prizrenit.
Qeveria e Kosovës në këtë mbledhje vendosi t’i ndajë 15 mijë euro familjes së policit të vrarë, ndërsa nga 10 mijë euro policëve të plagosur.
Ndryshe, sot gjatë ditës Haradinaj ka vizituar Policinë e Kosovës, ku takoi drejtorin Rashit Qalaj si dhe vizitoi policin e plagosur Artur Mrasori, i cili po trajtohet në QKUK.