Qeveria e Kosovës sot e ka mbajtur mbledhjen e 190-të me radhë.
Kjo mbledhje është mbajtur në formën elektronike, ku janë marrë disa vendime.
Sipas njoftimit të ekzekutivit, janë ndarë 120 mijë euro për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.
Vendimet që u morën në këtë mbledhje:
Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar;
Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë;
Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil;
Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil;
Kërkesën për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.