Home Lajme Qeveria mund të funksionojë edhe pa Listën Serbe

Qeveria mund të funksionojë edhe pa Listën Serbe

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se, edhe pas largimit të Listës Serbe, Qeveria mund të funksionojë si e ashtuquajtur Qeveri e pakicës.

Ai ka theksuar se largimi i Listës Serbe ka qenë i pritur meqë nuk ka pajtueshmëri për asnjë çështje vitale mes saj dhe pjesës tjetër të Qeverisë Haradinaj.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka vlerësuar se pa Listën Serbe Qeveria është në hall, por nuk do të thotë se rrëzohet menjëherë.

Sipas tij, Qeveria mund të mbetet në pushtet duke kërkuar përkrahjen e 10 deputetëve të opozitës për çdo vendim.

Exit mobile version