Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka thënë se, edhe pas largimit të Listës Serbe, Qeveria mund të funksionojë si e ashtuquajtur Qeveri e pakicës.
Ai ka theksuar se largimi i Listës Serbe ka qenë i pritur meqë nuk ka pajtueshmëri për asnjë çështje vitale mes saj dhe pjesës tjetër të Qeverisë Haradinaj.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka vlerësuar se pa Listën Serbe Qeveria është në hall, por nuk do të thotë se rrëzohet menjëherë.
Sipas tij, Qeveria mund të mbetet në pushtet duke kërkuar përkrahjen e 10 deputetëve të opozitës për çdo vendim.