Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike ku mori disa vendime.
Në këtë mbledhje u miratua kërkesa e Shqipërisë për dërgimin e një kontingjenti të FSK-së për operacione humanitare.
“[Është] Miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Por, nuk janë dhënë më shumë informata nga Qeveria mbi këtë vendim.