0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria miraton strategjinë për luftën kundër korrupsionit

Luftimi i korrupsionit po vazhdon të mbetet si problem kryesor në Kosovë. E për këtë qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa hapa.

Pikërisht në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar strategjia për luftën e korrupsionit për vitet 2018-2022.

Sa i përket kësaj strategjie ka folur shkurt edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se qëllimi i strategjisë për luftimin e korrupsionit është transparenca.

“Qëllimi është lufta e krimit dhe korrupsionit, transparenca në administratë dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit”, ka thënë kryeministri i vendit.

Në këtë mbledhje shefi i qeverisë kosovare ka shprehur shqetësime për ndërprerjen e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se ndërprerja e rrymës me orë të gjatë është shqetësuese.

Ai ka kërkuar nga ministri Lluka që të angazhohet dhe të gjejë shkaqet e mungeses se energjisë pasi sipas tij KEK dhe KEDS po hedhin përgjegjësine njëra tjetrës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img