Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.
Në mesin e pikave të këtij projektligji, sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, është edhe falja tatimore për vitin tatimor 2023.
“Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-005 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme. Qëllimi i këtij Ligji është të sigurojë progresivitet të shkallës tatimore, lirim tatimor për vendbanimin parësorë dhe tokat bujqësore, faljet tatimore për vitin tatimor 2023 dhe rregullat kufizuese për aplikimin e detyrimit tatimor, dhe interesit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.