1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria miraton Programin Qeverisës 2021-2025, Goran Rakiq abstenon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shpalosur sot në Qeverinë e Kosovës planin qeverisës 2021-2025.

Ky program ka marrë miratimin e shumicës së ministrave, derisa ka abstenuar ministri për Kthim, Goran Rakiq.

Një prej pikave të programit Qeverisës ka qenë edhe përgatitja e padisë për Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, derisa janë përmendur edhe disa pika të tjera.

“Po paraqes disa prej zotimeve në vijim dhe përmbajtjes kryesore të programit tonë – Do të ndërmarim Vetting në drejtësi e prokurori dhe pozitat e larta në polici dhe inteligjencë. Nuk do të ketë asnjë qytetar në varfëri ekstreme, sepse do të reformojë skemat sociale dhe do të aktivizojmë fuqinë punëtore. Do të rishikojmë skemat e asistencës dhe do të reformojmë sistemin pensional. Do të sigurojmë shtesat për fëmijët, punësim të garantuar sezonal për një anëtar të familjes dhe rimbursim për familjet e varfra”, ka thënë Kurti.

“Do të ndërtojmë 160 çerdhe të reja për fëmijë anembanë Kosovës. Do të mundësojmë banim të përballueshëm social për 4000 familje me skemat 120X 120, përkatësisht 150 X 150. Përmes rritjes së pagës minimale në 250 euro për 40 orë pune në javë dhe ngritjes së pragut të pagës që nuk tatohet në nivelin e pagës minimale do të sigurohemi që ata që kanë paga më të ulëta të kenë më shumë para në xhep në fund të muajit”, ka shtuar ai.

“Do ta përmbyllim zhvillimin e sistemit informativ shëndetësor dhe do të fillojmë rritjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Deri në fund të mandatit do ta përmbyllim reformën e Administratës Publike. Do të zbatojmë diversifikimin e burimeve të energjisë”, është shprehur Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img