Site icon PrishtinaPress

Qeveria miraton një vendim për energjinë elektrike, por që i dëmton kriptovalutat

Qeveria e Kosovës ka miratuar zgjatjen e masave për furnizimin me energji elektrike.

Vendimi është propozuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ai tha se masat emergjente në furnizim me energji, ndër të tjera, ndalojnë prodhimin e kriptovalutave me energji elektrike.

“Propozojmë masat e emergjencës në furnizim me energji, ku ndër të tjera ndalohet përdorimi i energjisë elektrike për mihje me kriptovaluta, obligohen institucionet e veçanta si KEK-u, Ministria e Ekonomisë, KOSTT-i etj që të marrin masa të veçanta për siguri të furnizimit. Masa shtesë do të ndërmerren sipas nevojës dhe rekomandimeve të komitetit teknik emergjent”, tha ministrja Rizvanolli./Prishtinapress/

Exit mobile version