Qeveria e Kosovës ka ndryshuar Programin Legjislativ për vitin 2021. Kuadër të kësaj, në mbledhjen e sotme, ekzekutivi miratoi një varg projektligjesh që ndërlidhen në fushën e shëndetësisë.
Duke filluar nga ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Sigurim Shëndetësor dhe Shëndetësinë publike, për të cilat ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se janë të nevojshme.
Kabineti qeveritar miratoi edhe Projektligjin për Shëndetin Riprodhues, pastaj Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Ushqyerit me Qumësht Gjiri.
Derisa edhe miratoi edhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për kontrollin e Duhanit.