1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria miraton Koncept Dokumentin për rregullimin e marrëdhënies së punës të paraqitur nga ministri Reçica

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Koncept Dokumentin për rregullimin e fushës nga marrëdhënia e punës, i cili ishte prezantuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Ky Koncept Dokument i paraprinë Ligjit të Ri të Punës dhe Ligjit për Lehonat dhe atij prindëror.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica tha se ky Koncept Dokument synon rregullimin e mardhënies së punës, avancimin e të drejtave të punëtorëve konform standardeve ndërkombëtare, krijimin e një ambienti jo diskriminues për mbrojtjen e shëndetit të nënës dhe fëmijës gjatë muajve të fundit të shtatzënisë dhe muajve të parë pas lindjes, krijimin e një ambienti të qëndrueshëm ekonomik për punëdhënësit dhe investitorët e huaj.

Për herë të parë MPMS planifikon trajtimin e lehonave të papuna dhe në kuadër të Ligjit për Lehonat, është paraparë edhe pushimin prindëror.

“Bëhet fjalë për një konceptdokument të rëndësisë së lartë, pra në fushën e rregullimit të marrëdhënies së punës dhe pushimit lehonisë dhe atij prindëror, andaj miratimi i tij është i rëndësisë lartë”, tha Reçica.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img