Qeveria e Kosovës e ka miratuar Kodin e ri Penal. Kështu ky kod i është dërguar edhe Kuvendit për miratim.
Ministri Abelard Tahiri ka thënë se ndryshimet e bëra do të ofrojnë standarde te një shteti të së drejtës.
Ai ka thënë se ndryshimet i japin një dënim të lartë veprave korruptive të kryera nga zyrtarët shtetëror.
Sipas Kodit të ri penal një person qa ka përgjegjësi publike nëse shpallet fajtor i ndalohet marrja e ndonjë posti në institucione publike për 10 vjet.
Tahiri ka thënë se me ndryshimet e reja janë hartuar 20 nene të reja për marrje me terrorizem.
Kryeministri Haradinaj për miratimin e Kodit Penal ka thënë se është një ditë e rëndëshime ku Qeveri shpreh vendosmerinë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Kodi Penal do dërgohet në Kuvend për miratim.