7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria miraton kërkesën për mjetet financiare për kompensimin e viktimave të krimit

Pas kërkesës së ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, Qeveria e Kosovës sot ka miratuar kërkesën e saj e cila kishte të bënte me kompensimin e mjeteve financiare të viktimave të krimit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë ku ka prezantuar dy ekspoze, njëra për koncept dokumentin për tokën ndërtimore dhe ekspozenë për propozim–vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e viktimave të krimit, me vlerë 100.000 euro.

Pas miratimit të ligjit për kompensimin e viktimave të krimit, theksoi Ministrja, kërkohen mjete financiare që të fillojë procesi i kompensimit të viktimave të krimit.

“Përmes këtij procesi, mundësohet kompensimi financiar i viktimave të krimit, përkatësisht viktimave të kategorive të caktuara të veprave penale”, theksoi Ministrja Hoxha.

Qeveria e Republikës së Kosovës, miratoi koncept dokumentin për tokën ndërtimore dhe propozim–vendimin e Ministres Dhurata Hoxha për mjetet financiare për kompensimin e viktimave të krimit, me vlerë 100.000 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img