1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria miraton buxhetin e vitit 2022, mbi 100 milionë euro ndahen për ushtrinë

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar për miratimin e projektligjit te buxhetit për vitin 2022. Ministri i Financave Hekuran Murati u shpreh se buxheti i vitit 2022 pritet të arrijë në 2 miliardë e 748 milionë euro duke shënuar një rritje prej 8,7%.

Kurti ka thënë se janë ndarë mbi 100 milionë euro për ushtrinë.

“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor dhe për herë të parë kemi ndarë mbi 100 milionë euro ose 1.3%  të Bruto Produktit Vendor”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha poashtu se kanë ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës.

“Sot jam takuar me ministrin e Financave, me të cilin e kemi shqyrtuar edhe njëherë buxhetin final. Me këtë buxhet ne do të fillojmë ndërtimin e 50 çerdheve në tërë vendin. Me këtë buxhet do të nisim rrugën Prizren-Tetovë. Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës në shumë prej 2 milionë euro”, tha ai.

Ai poashtu njoftoi se kanë ndarë 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin.

“Kemi ndarë buxhetin dhe do të fillojmë projektin e banimit social. Kemi ndarë 20 milionë euro për skemën e punësimit për të rinjë.  Kemi ndarë 10 milionë euro për blerjen e ambasadave në shtetet aleate, kemi rritur buxhetin për Bujqsinë mbi 70 milionë euro për herë të parë. 40 milionë euro të tjera i kemi ndarë për investime në Trepçë dhe Telekom”, tha kreu i ekzekutivit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img