Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e fundit miratoi përbërjen e Bordit Këshillues për themelimin e Shkollës Kombëtare të Administratës Publike të Kosovës.
Kjo shkollë do të luaj rol kyç në ndërtimin e burimeve njerëzore të cilat do mundësojnë profesionalizimin e administratës publike dhe shërbime cilësore për qytetarët në terme afatgjata dhe të qëndrueshme.
Në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), ky Bord Këshillues ka për detyrë përpilimin e një analize të hollësishme dhe dhënien e rekomandimeve konkrete për themelimin e Shkollës Kombëtare të Administratës së Kosovës dhe po ashtu edhe për detyrat dhe përgjegjësitë e kësaj shkolle.
MPB është përkujdesur që ekspertizën dhe përvojën më të mirë në botë në këtë fushë t’a sjellë në Kosovë dhe si rrjedhojë Bordi Këshillues ka përbërjen si në vijim:
- Z. Bardhyl Dobra, Zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryesues
- Prof. Dr. Wolfgang Drechsler – Harvard University/University College London/Tallinn Technology University, Gjermani
- Prof. Dr. Alketa Peci – Fundacao Getulio Vargas, Shqipëri/Brazil
- Assoc. Prof. Dr. Besnik Pula, Virginia Tech, Kosovë/SHBA
- Prof. Dr. Michel de Vries – Radboud University, Holandë
- Prof. Dr. Hiroko Shimada Logie – University of Kyoto/ ish-drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Shërbimit Civil, Japoni
- Dr. Anneli Temmes – ish-Drejtoreshë Ekzekutive e HAUS Finnish Institute of Public Management, Finlandë
- Prof. Dr. Andrew Massey – King’s College London, Britani e Madhe
- Prof. Dr. Eko Prasojo – Univesitas Indonesia dhe ish-Ministër i Administratës Publike, Indonezi
- Prof. Dr. Arben Hajrullahu, Universiteti i Prishtinës –Hasan Prishtina, Kosovë
- Dr. Julien Theron – Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik (INSP), Francë
Ky do të jetë edhe njëri nga veprimet e aktiviteteve në shtyrjen përpara të reformës në administratën publike.
Gjatë ditëve në vijim do të prezantohen edhe hapat konkret që do të ndermirën dhe koncept nota bazë.