Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguajë specializantët shëndetësorë deri në gusht.
Kërkesa për këtë vendim erdhi nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministri i kësaj ministrie Rifat Latifi tha se mjetet do të ndahen nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere.
“Ministria e Shëndetësisë kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’i financojë specializantët. Kërkojmë që të lejohet realizimi i kësaj mbështetjeje nga kategoria buxhetore subvencione dhe transfere, prej muajit janar deri në muajin gusht 2022”, tha Latifi.
Në mbledhje u përmend edhe largimi i mjekëve drejt vendeve të BE-së, si argument për miratimin nga kabineti qeveritar.