Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës.
Organizimi i 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës do të bëhet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, kurse ryesues i këtij këshilli do të jetë ministri i Sportit, Hajrullah Çeku.
Po ashtu, Qeveria gjithashtu emëroi Ridvan Hotin zëvendësdrejtor ekzekutiv për trajtim të të burgosurve në Shërbimin Korrektues te Kosovës, si dhe emëroi Irfan Lipovicën drejtor në Drejtorinë e përgjithshme të akreditimit.