Qeveria e Kosovës ka marr sot vendim që mjekët e profesorët që punojnë në institucionet publike të futen në kategorinë e zyrtarëve publik që duhet ta deklarojnë pasurinë.
Ky vendim ka ardhur me kërkesë të zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Ai ka thënë se tashmë është bërë një kategorizim i ri i zyratrëve publik për deklarim të pasurisë.
“Është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë. Në kategorinë e zyrtarëve publikë janë shtuar mjekët dhe profesorët në institucionet publike”, ka thënë ai.
Përndryshe, Projektligji me ndryshime për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave tani e pret miratimin edhe në Kuvend.