Site icon PrishtinaPress

Qeveria me vendim, emëron e shkarkon anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike

Qeveria sot ka mbajtur një mbledhje Elektronike në të cilën ka miratuar  emrat e kandidatëve, si më poshtë, që do t’i propozohen Kuvendit të Republikës së Kosovës, për pozitat e dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të energjisë:

1.1   Arta Qorolli  – Isufi

1.2   Drita Desku

1.3   Adnan Preniqi

1.4   Arjeta Pajaziti – Qerimi

1.5   Kujtim Hoxha

1.6   Naim Sahiti

-Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për bartje të së drejtës së shfrytëzimit, nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, te Ministria e Shëndetësisë me qëllim të ndërtimit të objekteve të Institutit Special në Shtime dhe Qendrës Rehabilituese të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.

-Emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës “NKEC”, me këtë përbërje:

1.1.           Alban Krasniqi, kryesues

1.2.           Elvisa Destanovic, anëtare

1.3.           Dhurata Gutaj, anëtare

1.4.           Ismet Vrapqani, anëtar

-Shkarkuar Bordin e Drejtorëve dhe ka emëruar Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë Sh. A., me këtë përbërje:

1.1.           Izja Mjeku, kryesuese;

1.2.           Arlindja Nallbani, anëtare;

1.3.           Besnik Aliu, anëtar;

1.4.           Valbona Fazliu Xheladini, anëtare;

 

Exit mobile version