1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria me nismë për ndryshim të Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe BE-së për IPA-n

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen elektronike, e 88-ta me radhë, në të cilën u miratuan dy vendime dhe një nismë. 

U miratua vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut. 

Po ashtu, vendimi për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Amendamentit 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015.

Në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe Nisma për plotësim dhe ndryshim të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img