Site icon PrishtinaPress

Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë jo Shtazore. Si dhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok.

Njoftimi i Qeverisë së Kosovës:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar:

• Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë jo Shtazore. Marrëveshja synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.

• Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok.

Exit mobile version