1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria LDK-PDK dështon të emërojë një Ministër për 85 ditë

As pas dymbëdhjetë javësh, Qeveria e koalicionit LDK-PDK s’ka gjetur një person që do ta udhëhiqte Ministrinë e Integrimeve Europiane. Kjo Ministri ka mbetur pa udhëhequr prej 9 shtatorit, kur Bekim Çollaku dha dorëheqje dhe shkoi si Këshilltar i Presidentit. Zyrtarët e Qeverisë vazhdimisht deklarojnë se janë në proces të përfundimit të emërimeve në Qeveri.
Kur Bekim Çollaku dha dorëheqje prej pozitës së Ministrit të Integrimeve Europiane nga koalicioni PDK-LDK u premtuar se pozita e tij Qeveri shpejt do të plotësohet .
Mirëpo, kanë kaluar gati tre muaj dhe ende askush s’është emëruar në këtë pozitë qeveritare.

Ministria e cila ka barrën e integrimeve evropiane po vazhdon të mbetet pa udhëheqësin kryesor. PDK kishte propozuar deputeten Blerta Deliu-Kodra, por kjo e fundit kishte refuzuar këtë pozitë me arsyetimin se nuk dëshiron të marrë post të tillë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Para një jave, Zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu kishte thënë se koalicioni qeverisës PDK-LDK nuk jep afate kohore se kur do të ndodhë riformatimi i Ekzekutivit. Ai ka thënë se ndryshimet në Qeveri nuk janë synim të bëhet brenda një periudhe të caktuar kohore.
“Riformatimi si synim nuk është përcaktuar se do të bëhet me patjetër brenda një periudhe të caktuar kohore, por është pajtim i partnerëve të koalicionit se do të bëhet kur të konsiderohet përfundimisht se kjo është në dobi të rritjes së efikasitetit të qeverisjes …”, kishte thënë Abdullahu.

LEXO:  Ky është plani i Isa Mustafës për zgjidhjen e Demarkacionit me Malin e Zi!

Idenë për ndryshime në Qeveri e ka nisur Kadri Veseli e Isa Mustafa, të cilët prej muajsh kanë paralajmëruar mundësinë e ndërrimit të disa ministrave.
Kohëve të fundit, në PDK, kanë folur edhe për zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme, pasi nuk janë të kënaqur me performacën e Qeverisë së udhëhequr prej liderit të LDK’së.
Pavarësisht se gjatë fushatës zgjedhore kishin akuzuar njëri-tjetrin, pas dështimit të koalicionit të Opozitës, LDK kishte lidhur koalicion me Partinë e Hashim Thaçit, duke marrë pozitën e Kryeministrit ndërsa Presidentin dhe Kryeparlamentarin i ishin dhënë PDK’së.
Aktualisht, Qeveria e Kosovës, ka 19 Ministri, ndërsa, dy i ka pa portofol. Është më e madhja në numër krahasuar me vendet e rajonit. Në Shqipëri janë 19 Ministri, Serbi 18, Mal të Zi 16 dhe Maqedoni 14.
Veseli e Mustafa kishin premtuar se do të ketë edhe zvogëlim të numrit të Ministrive, por as në këtë drejtim, s’ka pasur asnjë lëvizje.
Ndërkohë, edhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor vazhdon të mos ketë Ministër, por vazhdon të funksionojë me ushtrues detyre të Ministrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img