Site icon PrishtinaPress

Qeveria Kurti shkëput kontratën me njeriun e Millan Radojçiq

Kryeministri Albin Kurti ka treguar se ia ka shkëputur kontratën kompanisë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit.

Kjo pasi e njëjta ka bashkëpunuar me kompaninë e Millan Radojçiq, i cili është futur në listë të zezë nga shteti amerikan.

“Njëri prej tenderuesve, kompania RAD, është në listën e zezë të shtetit amerikan. Më duket se është marrë vendimi që RAD të hiqet nga kontrata. Vazhdojnë dy tjerat që jane në konzorcium ta mirëmbajne rrugën. Nesër formalizohet shkeputja”, tha Kurti në KTV.

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu, në korrik të këtij viti, i ka dhënë një tender prej gati 600 mijë euro grupit të operatorëve ekonomik ku bën pjesë “RAD”, por edhe kompania e “Europa Partners”, pronë kjo e Mirsad Jetullahut, që është familjar i Arbenit, biznesmenit nga Podujeva, i cili ka bashkëpunim të ngusht me Millan Radojiçiq.

Këto dy kompani e morën tenderin për Mirëmbajtjen Verore dhe Dimërore 2021-2022 të Rrugëve Nacionale dhe Rajonale nga Ministria e Infrastrukturës.

Ky konzorcium, në fakt e ka fituar Lotin 2, në tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale për qytetin e Mitrovicës.

Exit mobile version