3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria Kurti propozon të shtohen dy data të reja në ligjin për festat zyrtare

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që në Ligjin për Festa Zyrtare të shtohet edhe 24 qershori, si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian dhe 26 korriki si Dita e Policëve të rënë në kryerjen e detyrës

Kjo është bërë e ditur nga Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Qeveria ka dhënë mendimin e saj për nismën legjislative të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. Qeveria ka propozuar që krahas 24 Qershorit si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në këtë projektligj të shtohet edhe 26 Korriku si Dita e Policëve të rënë në kryerjen e detyrës”, thuhet në njoftim.

Këto dy propozime të Qeverisë do t’i shkojnë Kuvendit të Kosovës për t’u votuar si plotësim ndryshim të Ligjit për festat zyrtare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img