1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria Kurti pritet ta marrë një vendim me për Trustin

Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë sot një propozim-vendim për ndryshimin e vendimit të qeverisë për rimbursimin e 10 për qind të mjeteve të tërhequra nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Vendimi për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale ishte marrë në vitin 2020 nga Qeveria Hoti, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve dhe bizneseve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Ndërkaq, Qeveria Kurti kishte vendosur vitin e kaluar për rimbursimin e mjeteve të tërhequra nga Trusti. Sipas këtij vendimi, rimbursimi i mjeteve të Trustit do të realizohej nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Fondet Pensionale. Aplikimi për rimbursimin e mjeteve, sipas këtij vendimi, do të përfundojë pas tre ditësh, më 31 dhjetor, 2022.

Sot, Qeveria e Kosovës ka vendosur në rend të ditës shqyrtimin e propozim-vendimit për ndryshimin e vendimit për rimbursimin e 10%-shit të Trustit.

“Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr.17/15 të datës 08.06.2021”, thuhet në pikën 32 të rendit të ditës.

Në rendin e ditës së qeverisë, të cilin e ka siguruar Paparaci, nuk jepen më shumë detaje mbi propozimin për ndryshimin e këtij vendimi.

Vendimi që pritet të ndryshohet parashihte që zbatimi i vendimit për rimbursim të mjeteve të tërhequra nga Trusti më 2020, të fillojë nga viti 2023.

“Rimbursimi në formë të kompensimit për pjesëmarrësit të cilët i kanë tërhequr dhjetë për qind (10%) të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, përcaktohet në çdo vit fiskal duke filluar nga viti 2023”, thuhej në vendim.

Më 11 dhjetor, 2020, kishte filluar aplikimi online për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, proces ky që ka zgjatur deri më 6 prill, 2021./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img