Rinia Demokratike e Kosovës, ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni duke peshkuar.
Ky aktivitet është bërë kundër ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për shkak të gjendjes në të cilën është magjistralja Prishtinë-Ferizaj.
Sipas tyre, 9 deputetët nga Ferizaji në radhët e pushtetit, po i kundërshtojnë propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend.
Shkrimi i plotë:
Ministër a po na sjellë anije? ⛵️
Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn.
Ministër ku është peshku? 🎣
Këtë të shtunë e nisa me RDK-në në Ferizaj, bashkë dolëm për të peshkuar në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës udhëhequr nga Liburn Aliu qe disa vite me radhë po na bënë dhuratë liqenin në arterien kryesore të qytetit. Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo.
Në buxhetin për vitin 2024, qeveria Kurti nuk ka ndarë asnje cent për projekte të reja kapitale për Ferizajn.
9 deputetë të VV-së nga Ferizaj iu thanë jo të gjitha propozimeve të deputetëve ferizajas nga PDK-ja për qytetin tonë.
A po jetojnë në Ferizaj ministri Hekuran Murati e nëntë deputetët e tjerë❓️



