Qeveria e Kosovës në detyrë, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e nga 30 mijë eurove për dy familjet e minatorëve që humbën jetën dje në Minierën e Artanës.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar nga ministrat që të miratojnë mjetet financiare për familjarët e dy minatorëve.
“60 mijë euro do të ndahen për familjarët e dy minatorëve qe humbën jetën dje në Minierën e Artanës. Këto shpenzime të paraparë do të transferohen”, tha Kurti.
Ndryshe mbrëmë pas mesnate janë nxjerrë edhe trupat e pajetë të Idriz Gërbeshit dhe Haki Arifit.