Site icon PrishtinaPress

Qeveria Kurti emëron edhe tre zëvendësministra

Kanë kaluar më shumë se 140 ditë që kur u votua Qeveria Kurti 2, por kryeministri, Albin Kurti, ende nuk kryer punë me emërimin e zëvendësministrave.

Gazeta Sinjali merr vesh se sonte kryeministri ka emëruar edhe tre zëvendësministra të ri.

Enes Goran është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Tihomir Dimiq është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural .

Ndërkaq, Ksenija Bozhoviq është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë.

Bozhoviq nuk është zyrtarja e vetme që mori post në ministrinë e Rozeta Hajdarit sot. Deputetja, Duda Balje, përmes një fotografie, njoftoi sot se Hajdari është bërë edhe me një këshilltar të ri, Emil Radonçiqin, i cili vjen nga partie e Baljes.

Deri tani, i pari i ekzekutivit ka emëruar 28 zëvendësministra në të gjitha dikasteret.

Exit mobile version