Site icon PrishtinaPress

Qeveria Kurti, ekzekutivi që e shkeli më së shumti herë Kushtetutën e Kosovës

Edhe një Ligj i hartuar nga Qeveria e i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, ra ndesh me Kushtetutën.

Së fundi Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publikë janë anti-kushtetues, pasi PDK-ja e LDK-ja e kishin dërguar në Kushtetuese.

Duke komentuar këtë vendim, juristi Armend Shkoza po vlerëson se Gjykata Kushtetuese mbrojti zyrtarët publikë.

Pas këtij verdikti, dy partitë opozitare qe e çuan në Kushtetuese ligjin, adresuan kritika të ashpra ndaj ekzekutivit.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernad Nikaj, madje qeverinë e cilësoi rrezik kryesor për rendin demokratik të Kosovës.

Kritika ndaj ekzekutivit pati edhe nga partia e dytë më e madhe opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës.

Shkëmb Manaj, nga kryesia e kësaj partie tha se gjysma e dikasterit të qeverisë kanë marrë “karton të kuq” nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshe, partitë opozitare akuzojnë Qeverinë Kurti se ka shkeluar 7 herë Kushtetutën gjate mandatit te saj./T7

Exit mobile version