0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria konfirmon pjesëmarrjen e Kurtit në drekën e von der Leyen me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të marrë pjesë në drekën e punës të organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në drekën që pritet të mbahet të enjten, janë ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor, derisa pjesëmarrjen e Kurtit, për “rtv21” e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Aty janë ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministri i Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Bornaja Kristo dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, sipas mediave serbe, ky i fundit ka konfirmuar po ashtu pjesëmarrjen e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img