Qeveria e Kosovës i ka vendosur sanksione të reja Rusisë.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla paraqiti në mbledhjen e Qeverisës “zbatimin e pakos së 11-të të sanksioneve”.
Pako përfshin forcimin e bashkëpunimit me vendet e treta për të penguar anashkalimin e sanksioneve, shtrëngimin e kufizimeve të eksportit dhe sanksionimin e 71 individëve dhe 33 subjekteve.
“Aprovimi i sotëm i pakos është një dëshmi e fuqishme e përkushtimit të Kosovës për drejtësi dhe paqe, jo vetëm në rajonin tonë, por në mbarë botën”, tha ministrja Gërvalla.