1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria i shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” e “Brigadën e Veriut”

Qeveria e Kosovës, i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada) – organizata këto që operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, duke thënë se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë.

“Bazuar në vlerësimet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës formacionet civile mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe komponenta e saj “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), paraqesin kërcenim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve tjerë.

“Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR, shkaktim i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme etj, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe. Andaj, mbrojta civile dhe brigada e veriut shpallen organizata terroriste”, tha Kurti.

Të shtunën në një konferencë për media, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sceçla ka njoftuar se do t’I bëjë thirrje kryeministrit Albin Kurti që në mbledhjen e Qeverisë t’i shpall terroriste këto dy organizata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img