2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria i quan përpjekje të ulëta akuzat e Vetëvendosjes për 12 zyrtarë si fajtorë për paraburgimin e aktivistëve

Qeveria e Republikës së Kosovës, me anë të një reagimi, ka dënuar “përpjekjet e ulëta të Lëvizjes Vetëvendosje për linçimin publik të 12 qytetarëve, të cilët ushtrojnë detyra në institucione dhe në medie të Kosovës”, duke iu referuar atyre që Vetëvendosja i ka quajtur fajtorë kryesor për montimin e rastit për aktivistët e saj në rastin e sulmit të objektit të Kuvendit.
Qeveria e Kosovës e ka konsideruar se veprimet e tilla, sipas tyre denigruese, fyese dhe kërcënuese, janë tërësisht të papranueshme në një shoqëri demokratike, transmeton Koha.net.
Ata kërkojnë nga Vetëvendosje të distancohen nga veprimet, që Qeveria i quan antidemokratike.
“Qeveria e Kosovës kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që sa më parë të distancohet dhe të heq dorë nga veprime të tilla antidemokratike, të cilat cenojnë integritetin personal, dëmtojnë imazhin, nxisin urrejtje dhe mund të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, duke bërë thirrje për veprime anarkike, kriminale dhe vetëgjyqësi. Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet kompetente të shtetit që të trajtojnë këto veprime të pandërgjegjshme dhe të marrin masa adekuate për sigurinë e personave të etiketuar, për synime të propagandës së ulët politike”, thuhet nga Qeveria e Kosovës.
Duke theksuar mbështetjen e plotë, vazhdon më tej Qeveria në reagimin e saj, për të gjithë qytetarët e vendit, zyrtarët dhe personalitetet publike të cilët kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjet, Qeveria e Kosovës beson fuqishëm se këto forma të shantazhit publik dhe të frikësimit, nuk do të zbehin përkushtimin e njerëzve të vullnetit të mirë për Republikën e Kosovës e të ardhmen e saj zhvillimore, demokratike dhe euroatlantike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img