Qeveria e Kosovës i ka miratuar sot shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në pikën e dytë të mbledhjes së Qeverisë “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e listës së pozitave për përfitimin e shtesës për kushtet specifike të punës” hyjnë edhe shtesat e rrezikshmërisë së Policisë së Kosovës.
Kabineti qeveritar sot votoi pro kësaj pike, edhe pas takimit të djeshëm që patën me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese pas protestave të tyre për pakënaqësitë që kanë në paga dhe në shtesa.
Kryeministri Albin Kurti ka folur për takimin që dje ka pasur me pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese pas protestave të tyre për pakënaqësitë që kanë në paga dhe në shtesa.
Ai, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar se Njësisë Speciale Intervenuese që diskutuam gjatë rreth kërkesave të tyre dhe arsyeshmërisë tonë mbi kategorizimin dhe vlerën e shtesave të rrezikshmërisë.
“Në takim i njoftuam dhe i siguruam ata se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të shtuar duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të tyr,m por të njëjtën kohë duke e pasë parasysh edhe kufizimet të cilat ekzistojnë”.
“Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjeve të Policisë së Kosovës. Si përfundim shtesa për rrezikshmëri do të fillojë së aplikuari nga paga e nëntorit kurse për muajt e deritanishëm nga hyrja në fuqi e Ligjit për Paga ajo do të ndahet në formë retroaktive”, ka thënë Kurti.