Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ia lë krejt meritat Qeverisë Kurti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Bislimi gjatë raportimin në Komisionin parlamentar për Integrime tha se ndonëse ishin plotësuar të gjitha kushtet, “hezitimet e disa vendeve anëtare vazhdonin”.
“Këto hezitime kishin të bënin kryesisht me korrupsionin, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar si dhe migrimin e parregullt”, tha ai.
Bislimi tha se pas një viti në qeverisje, “shënuam sukses në këto fusha”.
“Nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm të gjithë ata që kanë punuar ditë e natë që ky proces të përmbyllet me sukses”, tha ndër tjerash zëvendëskryeministri, duke përmendur veçanërisht përfaqësuesit e disa ministrive e stafin e tij.