Site icon PrishtinaPress

Qeveria i kundërpërgjigjet QUINT-it për shpronësimin e pronave në veri: Konstatuat në mënyrë të gabuar gjendjen faktike

Qeveria e Kosovës i ka reaguar shteteve të QUINT-it të cilët nuk u pajtuan rreth vendimit për shpronësimin në veri të Kosovës.

Në njoftimin e ekzekutivit thuhet se shprehin keqardhje për Deklaratën e shteteve të QUINT-it, Bashkimit Evropian dhe  Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE),  lidhur me vendimin e datës 30 maj mbi shpronësimin e pronës së paluajtshme në disa komuna në veri të Republikës së Kosovës.

“Deklarata në fjalë, konstaton në mënyrë të gabuar gjendjen faktike dhe bën vlerësim ligjor të pabazuar në argumente”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje në reagim theksohet se me propozim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka filluar procesin e shpronësimit të pronës së paluajtshme në disa komuna të Republikës së Kosovës sipas Ligjit në fuqi për Shpronësimin, me qëllim të ndërtimit të projekteve infrastrukturore.

“Qëllimi i këtillë, përcjell definimin e “qëllimit legjitim” të definuar si të tillë nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg. Një gjë e këtillë është paraqitur edhe gjatë takimeve e diskutimeve me partnerët ndërkombëtarë, të cilët nga Qeveria e Kosovës kanë kërkuar respektim të procedurave të nisura gjyqësore, para marrjes së vendimit përfundimtar për shpronësim në Qeveri”, thuhet në njoftim.

“Edhe pse ligjet tona lejojnë marrjen e vendimit përkundër procedurës të nisur para gjykatave, qeveria megjithatë ka pritur vendimmarje të gjykatave para se të vazhdonte me vendimin përfundimtar. Kontesti i vetëm lidhur me procedurën për shpronësim sipas jurisprudencës së Strazburgut është lartësia e kompensimit”.

Reagimi vazhdon duke thënë ” Paditësit, kanë ushtruar padi kundër vendimit preliminar për shpronësim duke pretenduar shkeljen e ligjit në procedurë”.

“Paditësit, kanë ushtruar padi kundër vendimit preliminar për shpronësim duke pretenduar shkeljen e ligjit në procedurë. Gjykatat kanë gjetur se paditësit, përjashtimisht një numri të vogël të tyre, nuk kishnin legjitimitet në procedurë, pasi të njëjtit nuk janë pronarë të pronave të cilat ishin subjekt i shpronësimit. Në vendimin përfundimtar, Qeveria ka reflektuar vendimet e gjykatave dhe ka përjashtuar nga shpronësimi pronat e paditësve të suksesshëm”.”Paditësit, kanë ushtruar padi kundër vendimit preliminar për shpronësim duke pretenduar shkeljen e ligjit në procedurë. Gjykatat kanë gjetur se paditësit, përjashtimisht një numri të vogël të tyre, nuk kishnin legjitimitet në procedurë, pasi të njëjtit nuk janë pronarë të pronave të cilat ishin subjekt i shpronësimit. Në vendimin përfundimtar, Qeveria ka reflektuar vendimet e gjykatave dhe ka përjashtuar nga shpronësimi pronat e paditësve të suksesshëm”.

Exit mobile version