Site icon PrishtinaPress

Qeveria i garanton Rifat Jasharit 1 mijë euro në muaj, shofer dhe makinë

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 7 gushtit të këtij viti, miratoi propozim-vendimin përmes të cilit Rifat Jasharit, vëllait të komandantit Adem Jashari, i njihet statusi i “Qytetarit me merita të veçanta”.

Përmes këtij statusi, Rifat Jashari do të pajiset me veturë dhe një drejtues të saj apo shofer.

Gjithashtu, çdo muaj do t’i transferohet edhe shuma e të hollave prej 1 mijë eurove.

Ky vendim ishte unanim nga Qeveria e Kosovës.

Exit mobile version