1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria humb betejën në gjyq kundër pushtetit të Përparim Ramës

Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës është i sigurt.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të kryeqytetit do t’i takojë atyre pas një beteje të gjatë me opozitën, në të cilën është përfshirë edhe qeveria.

Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka vërtetuar ligjshmërinë e emërimit të Pëllumb Bajqinovcit në krye të Asamblesë Komunale.

Kundër shkarkimit të ish-kryesuesit Fehmi Kupina dhe zëvendësimit të tij me Pëllumb Bajqinovcin, ishte ankuar në gjykatë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Qeveria e kishte kontestuar ligjshmërinë e seancës së mbajtur më 27 qershor. Kishte kërkuar vendosje të masës së sigurisë për mbledhjen dhe të gjitha vendimet e nxjerra nga e njëjta.

MAPL-ja pretendonte se Kuvendi i Komunës së Prishtinës ligjërisht ka kryesues dhe se ai është Fehmi Kupina, ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i rreshtuar me opozitën kundër pushtetit të Përparim Ramës.

Por, vendimi i nxjerrë sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtë Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe e ka hudhur poshtë si të palejuar ankesën e Ministrisë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img