Qeveria e Kosovës ka ndarë tender për krijimin e video-spoteve për Agjencionin për Barazi Gjinore.
Bazuar në njoftimin e Zyrës së Prokurorimit Publik të Kosovës, kontrata e nënshkruar për këto video-spote kap vlerën e saktësisht 9 mijë e 900 euro.
Aplikimi për këtë tender ka qenë i hapur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës deri më 7 korrik të këtij viti.