Kryetarja e gruas së NISMA-s Socialdemokrate Valdete Bajrami i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së Muharrem Nitaj i cili pak çaste më parë mohoj se ka qenë iniciativë e Fatmir Limajt, për krijimin e Ekipit të Unitetit. .
Duke kundërshtuar deklarimin e Nitajt, Bajrami u shpreh se ende nuk e paskan kuptuar se idea e kujt ka qenë për të pasur një EKIP të UNITETIT apo një DELEGACION SHTETËROR.
Ajo ndër të tjera u ka kujtuar disave qe të munden thjesht t’i lexojnë procesverbalet e seancave të legjislaturës të kaluar për të parë qëndrimet e Kryetarit Limaj.
“Dua të iu rikujtoj se kjo ka qenë ide e Kryetarit të Nismës Socialdemokrate z.Fatmir Limaj, po ashtu dua t’iu kthej në kujtesë po ashtu atyre që si duket paskan harruar se po i njejti Lideri i Nismas z.LIMAJ edhe kur ishte në opozitë ishte njeriu i cili kërkonte vazhdimisht unitete të të gjitha partive për çështjet Nacionale e edhe në atë kohë ka kërkuar Unitet pozitë dhe opozitë sa i përket edhe Dialogu”, u shpreh ajo përmes një postimi në “Facebook”.
Më poshtë mund të lexoni të plotë statusin e Bajramit:
https://www.facebook.com/ValdeteDushicaBajrami/posts/2304437346445176