-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria gjermane me paketë ndihme prej 200 miliardë eurosh për faturat e energjisë

Qeveria gjermane ka prezantuar planet për një paketë të re lehtësimi në faturat e enrgjisë, me vlerë 200 miliardë eurosh, pasi familjet po përballen me rritje të shpejtë të faturave.

Paketa u njoftua në një konferencë shtypi nga kancelari Olaf Scholz, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck dhe ministri i Financave, Christian Lindner.

Masat e reja të lehtësimit përfshijnë një çmimi tavan të gazit që do të financohet nga Fondi i Stabilizimit Ekonomik (WSF), i cili fillimisht u krijua për të zbutur ndikimet ekonomike dhe sociale të pandemisë së koronavirusit në ekonomi, raporton DW.

Financimi i çmimit tavan të gazit ishte një sfidë e madhe për qeverinë, me Lindner që këmbëngulte që Gjermania të rivendoste kufijtë e saj në huamarrjen neto, të cilat ishin hequr përkohësisht gjatë pandemisë, deri në vitin e ardhshëm.

Scholz foli për domosdoshmërinë e uljes së çmimeve të energjisë për konsumatorët dhe bizneset, duke thënë se çmimet e gazit duhet të ulen.

“Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka në mënyrë që çmimet të bien”, tha ai.

Lindner tha se Gjermania tani po tregon fuqinë e saj në atë që ai e quajti një “luftë energjetike”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img