13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria gjen shkelje ligjore në disa hidrocentrale

Për më shumë se pesë vjet, Agron Rushiti nga fshati Biti e Poshtme e Shtërpcës ka kundërshtuar ndërtimin e hidrocentraleve në rajonin e tij.

Ai ka marrë pjesë në dhjetëra protesta kundër futjes në gypa të lumit Lepenc, i cili kalon edhe pranë shtëpisë së tij.

Rushiti thotë se është momenti i fundit që Qeveria të marrë masa ndëshkuese ndaj kompanive që kanë ndërtuar hidrocentralet, duke dëmtuar natyrën.

“Unë po të tregoj se nuk ka asgjë, as burgu, as paratë që mund ta paguajnë dëmin, sepse lisi nuk kthehet në gjendjen e mëparshme. Këta kanë shkatërruar gjithçka. Natyra di të rigjenerohet nëse ka ndërprerje të këtyre aktiviteteve. Unë jam i sigurt që kjo natyrë do të rigjenerohet dhe do të vijë në gjendjen e mëparshme”, thotë Rushiti.

Rushiti thotë se kompanitë që kanë ndërtuar hidrocentralet, nuk mund ta riparojnë natyrën, porse për këtë, sipas tij, duhet angazhim më i madh qytetar dhe institucional.

Rushiti thotë se hidrocentralet jo vetëm që e kanë dëmtuar natyrën përreth shtëpive të tyre në fshatin Biti e Poshtme, porse edhe ua kanë vështirësuar jetën.

Qeveria me raport për shkeljet e hidrocentraleve

Një komision ministror ka gjetur shkelje të shumta në procedurat e dhënies së lejeve, si dhe operimin e hidrocentraleve në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësministrja e Ministrisë së Mjedisit, Linda Çavdarbasha, të enjten, më 8 korrik, duke folur në konferencën “Marrëveshja e Gjelbër Evropiane: Synimet që duhet t’i përmbushë Kosova drejt efikasitetit të energjisë dhe mjedisit më të shëndetshëm”.

Çavdarbasha ka thënë se menjëherë pas ardhjes në pushtet, Qeveria së cilës i takon ajo, është marrë me çështjen e hidrocentraleve, duke takuar banorë, operatorë të ndryshëm, si dhe organizata joqeveritare.

Shkeljet e evidentuara, sipas zëvendësministres, janë përmbledhur në një raport që i është dorëzuar kabinetit të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Është mjaft raport voluminoz dhe i përfshin të gjitha hidrocentralet e Kosovës. Kështu që kemi parë shumë shkelje. Shkeljet janë nga aspekti administrativ. Ka shkelje në akte ujore, në akte mjedisore, shkelje në pjesën e inspektoratit, i cili nuk ka pasur vizita të mjaftueshme në terren. Kemi parë shkelje në transparencë dhe shumë e shumë shkelje të tjera, për të cilat duhet të merret një vendim”, ka deklaruar Çavdarbasha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img