-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria ende pa datë për demarkacionin

Pavarësisht rikthimit të Listës Serbe në institucionet e Republikës së Kosovës, Qeveria ende nuk ka caktuar një datë se kur do ta procedojë në Kuvend demarkacionin me Malin e Zi.

Në media janë dhënë disa data të ndryshme kur do të votohet demarkacioni, mirëpo zyrtarë në Qeverinë e Kosovës kanë deklaruar për Indeksonline se zyrtarisht ende asnjë datë nuk është caktuar.

“Përpos që ka vullnet të mirë për ta dërguar në Kuvend dhe pas porosive që zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee u dha deputetëve, datë të përcaktuar nuk ka ende”, është thënë nga ky burim.

Ndërsa si arsye për mos vendosje të kësaj date ende, theksohet të jetë kthimi i dyshimtë i Listës Serbe, dhe se deputetëve kosovarë u duhet pak kohë për të vlerësuar nëse Lista Serbe e ka “përnjëmend” kthimin dhe përkrahjen për votimin e demarkacionit.

Ndër të tjerash kryeministri Isa Mustafa dhe disa përfaqësues të kabinetit të tij gjenden në Maltë deri të premten, gjë që sigurisht tregon qartë ende mos-vendosjen e një date.

Ndryshe, demarkacioni vazhdon të jetë ndër çështjet kyçe që lidhet ngushtë me liberalizimin e vizave si dhe me procedimin e shumë çështjeve të tjera të rëndësishme për vendin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img