Site icon PrishtinaPress

Qeveria emëron katër drejtorët e përkohshëm të Bordit të Telekomit

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Bordin e ri të përkohshëm të Telekomit të Kosovës.

Këta janë emrat e miratuar nga Qeveria e Kosovës për Bordin e përkohshëm të Telekomit: Genc Raci, kryesues dhe drejtor, Naim Maloku, drejtor, Luljeta Elezi, drejtore dhe Teki Shala drejtor.

Ministrja e Ekonomisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari gjatë mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se katër drejtorët e propozuar do të zgjedhin pastaj një drejtor ekzekutiv, po ashtu të përkohshëm.

“Qeveria emëron katër drejtor të përkohshëm dhe ata mund të caktojnë kryeshefin e ndërmarrjes i cili shërben si drejtor i pestë në bord”, tha Hajdari.

Kryeministri Albin Kurti sqaroi se ky bord i përkohshëm nuk mund të zgjas punën më shumë se gjashtë muaj, prandaj tha se do të punojnë gjatë kësaj kohe që sa më shpejt të zgjedhin këtë çështje përfundimisht.

Exit mobile version